Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti i shoqëruar nga kryeparlamentari z. Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë z. Artan Grubi, ministra, zëvendësministra, deputet, drejtor dhe zëvendësdrejtor si dhe bashkëpunëtorë të tjerë sonte ka nisur takimet me qytetarë dhe aktivist partiak nga fshati Çegran i komunës së Gostivarit.

Ali Ahmeti – Kryetari i BDI-së

“E vërteta është se kam dhimbje shpirtërore, fëmijët i kanë rritur me emblemë të BDI-së dhe mendoj se do reflektojnë dhe nuk do të vazhdojnë. Unë nuk jam kal në figurat e shahut, o jam komandant, o kryetar o s’jam fare. Nuk kam inate e urrejtje sepse asgjë e keqe nuk ju ka ndodhur shokëve të mi dhe jam përpjekur të jem për gjithë i barabartë. Nuk kam ndonjë brengë të tillë edhe pse nuk jam i hidhëruar. Kam luftuar edhe për mendimin ndryshe, jam angazhuar 17 vjeçar kur kam qenë kundër sistemit. 15 vite kundër ilegalitetit kemi përparuar edhe mendime ndryshe por jo anarki. Thuje mendimin në institucione dhe në institucione vendos shumica, askush nuk jemi koka e Zeusit, por ama edhe imponime nuk ka. Duhet ti bindesh shumicës. Asnjëherë nuk kam sharë e hidhëruar sepse mua që më shihni këtu nëna shqiptare më është sharë nga kryeudbashi dhe kam qenë i lidhur me pranga që nuk kam mund të ia kthejë. Mua nuk mund të më imponohet ultimatumi e as vija programore me platforma sepse ato i vendos kongresi dhe unë zbatoj ato vendime dhe përgjigjem para kongresit. Kështu që BDI kurrë më i fortë nuk ka qenë dhe ekipe të tëra kanë punuar për vazhdimësi duke parë batica dhe zbatica në skenën shqiptare BDI ka krijuar institucione që nuk mund të rrënojë askush. Kapiteni i anijes i fundit mund ta lëshojë anijen, në qoftë se nevojitet. Temat kryesore që janë dikur nuk besohej që ky vend do jetë në NATO, gjithë skeptik dhe ndodhi ky moment, skepticizëm shoh se jo ky vend në BE dhe nuk bëhet, unë them që ne alternativë tjetër nuk kemi përveç anëtarësimit sepse ne fitojmë nuk është zor BE për ne as për Kosovë e rajon, ne kemi nevojë të jemi pjesë e BE. Nuk e ndalim dot kërkesën për standard më të mirë dhe ky frenim bëhet me anëtarësim në BE sepse të gjithë vendet para anëtarësimit kanë braktisur vendin e tyre e pastaj janë kthyer sepse është rritur standardi. Ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë dhe implementojmë standarde përfshirë dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Tash jemi para një çështje madhore. Ne kemi kushte që pa ndryshime kushtetuese nuk hapet kapitulli i parë sepse ka filluar skriningu dhe në nëntor duhet të fillohet mbledhja e rradhës me BE. Partitë politike duhet të punojnë për të bind njerëzit se nuk ka zgjidhje më të mirë dhe e vetme që bullgarët të bëhen pjesë e kushtetutës dhe të hapim kapitullin e parë sepse fitojnë të gjithë palët që jetojnë në këtë vend. Më e mira për të dhënë zgjidhje problemeve tona të krijojmë një aleancë për Europën e bashkuar dhe secili të heq pak nga krenaria dhe sa më parë të përmbushim detyrimet e shtëpisë dhe çfarë kërkon Europa e SHBA në luftën e të keqes sepse duhet punuar për shtëpinë tonë”, ka theksuar në fjalimin e tij para të pranishmëve në Çegran, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Talat Xhaferi – Kryetar i Parlamentit

“Kjo është strategjia e asaj që nënkupton reformim i subjektit pas 20 vitesh që ne ishim bartës do përcjellim në gjeneratën që pason dhe jemi krenar që kemi arritur të prodhojmë kuadro. Unë nuk do dëshiroja të flas për të bëmat për faktin që për 20 vite kam pranuar detyrat dhe kam menduar se duhet bërë në bazë të pritjeve tona. Këto aktivitete paralele që kanë filluar duhet të ndërpriten dhe shokët e miqtë tonë që për 20 vite kanë pasur autoritetin e pushtetin të mund para nesh të flasin për bëmat që kanë qenë dhe kur të japin raport do duhet të akuzojnë pastaj. Nuk mund të heshtim sepse një punë që më është dhënë nëse nuk e bëj do jetë e ndershme të themi faleminderit më liro nga obligimi e jepja dikujt që mund të bëj por të akuzojmë dikë nuk është e ndershme. Për 20 vite shqiptarët jo rastësisht kanë mbështetur ideologjinë e Ali Ahmetit dhe BDI. A e kemi kryer gjithë punën? Nuk ka njeri në botë që thotë se i kam kryer gjithë punët. Të gjithë ne t’i biem mendjes mbas dhe të shohim të kaluarën politike dhe të mundemi në fund t’i mveshemi liderit me kërkesat dhe popullatës. Qendra e Gostivarit është projekt i Ali Ahmetit dhe këtë të gjithë e dimë. Atë periudhë prioritetet ishin ato e sot pas 20 vite ndryshojnë prioritete dhe për të njejtat punojmë”, ka theksuar në fjalimin e tij kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Artan Grubi – Zëvendës kryetar i parë i Qeverisë

“E lamë në 2021 në Ҫegran, po e fillojmë këtu, sepse morrëm mesazhin nga ju. Do të flas për punët që i kemi bë, që duhet t’i bëjmë po ndoshta edhe nuk kemi arritur t’i bëjmë. Asnjë punë e shqiptarëve nuk ka filluar me këtë Qeveri, ne vetëm i vazhdojmë punët që i kanë filluar ata para nesh. Kjo Qeveri është vazhdimsi e qeverisjes së kaluar. Shumica apsolute e zyrtarëve janë të njëjtë. Punët, nga 2002 disa janë vonuar, e disa janë realizuar. Ne së bashku me shokët i vumë synim vetvetes që t’i përmirësojmë vonimet. Çdo kritikë që kemi pasur të menjanojmë. U’a njohëm fakultetet të gjithë administratorëve, i shpërndamë ata dhe i vendosëm ata në shtëpinë më të bukur në Shkup. Nuk janë pak punët që i kemi bërë, a ka ndonjë shqiptarë që thotë se nuk jemi më mirë se kemi qenë më parë e më të fortë se kurdoqoftë. 41.5 përqind e shqiptarëve janë punësuar. Hisen e marrim në realitet e jo vetëm me fjalë por dhe me vepra dhe po i zbatojmë. Abetaren me të dalur në Tiranë e kemi marrë dhe vënë në përdorim, shkolla në Bllacë është në funksion dhe nxënësit ndjekin mësimet njejtë dhe në Vizbeg tashmë po përfundon dhe në shtator fillon me punë. Jemi bërë anëtarë të NATO-s, hapëm negociatat në korrik me BE-në, nisëm dialog strategjik me SHBA, po e kryesojmë OSBE-në organizatën më të madhe ndërkombëtare nga 1 Janari, jemi shembull në rajon për menaxhimin e krizës dhe nuk kemi pasur aspak ndërprerje të rrymës. Punë që nuk janë bërë me dekada po bëhen tani. Kemi ndërtuar një ekip që përfaqëson me dinjitet para të gjithëve. Një vendim të vetëm më numëroni nga shtatori 2020 deri më sot që ka qenë antishqiptar? Një sekond nuk largohemi nga seanca e qeverisë e as në pauzë nuk dalim se jemi zgjedhur të bëjmë atë punë”, është shprehur në fjalimin e tij zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Valdet Xhaferi – Kryetar i degës së BDI-së Gostivar

“Të kemi vesh për hallet dhe dertet e qytetarit dhe problemeve të tyre t’ju japim udhë, t’ju japim zgjidhje”, kjo është porosia e Ali Ahmeti, për çdo të përzgjedhur nga familja jonë e madhe, për shkak se vetëm kështu, të bashkuar, si sonte, mund t’i çojmë punët përpara. Jemi mbledhur këtu në vazhdën e aktiviteteve që thuajse pa ndërprerë po i ndërmarrim, duke u takuar dhe bashkëbiseduar me çdo një antar apo simpatizant të BDI-së, por edhe me çdo qytetar pa dallim, që për motive të ndryshme ka shprehur dëshirë të na kontaktojë. Jemi në rrugën e drejt dhe e gjithë kjo pa ndihmën dhe mbështetjen e juaj do të ishte një rrugë e pamundur për t’u përshkuar deri në fund. Ky është vetëm fillimi i takimeve të këtij formati që do t’i realizojms gjatë ditëve në vijim nëpër vendbanime të ndryshme komunës së Gostivarit”, ka theksuar para të pranishmëve kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.

Arta Bilalli Zendeli – Deputete

“Qëllimi i takimit është që ne të ju dëgjojmë dhe ju të flisni. Unë uroj dhe shpresoj që do punojmë fortë që pikënisja në Çegran të vazhdojë. Situata aktuale politike vërtetë kërkon përkushtim dhe seriozitet që të ruhet kursi properendimore që nuk do reflektohet vetëm për të ardhmen në vend por edhe në rajon. Ju garantoj se nën udhëheqjen e Ali Ahmetit do bëjmë ç’mos që të ruajmë këtë diskurs dhe të fokusohemi drejt BE dhe të çojm amanetin në vend se dielli për shqiptarët lind në perendim”, ka theksuar kështu deputetja Bilalli-Zendeli.

Vjollca Latifi Ademi – Deputete

“Më kujtohet që flamuri kuq e zi rinte fshehurazi nëpër shtëpitë e shqiptarëve dhe nënat e motrat tona rinin zvarë nëpër spitale, për çdo gabim e veprim policët e asaj kohe raportonin se jemi irredentist. Kur jam punësuar orët i kam shkruar në gjuhën maqedone. Sot, flamuri më i bukur në botë valëvitet lirshëm dhe 22 Nëntori është festë për çdo shqiptar, flasim gjuhën shqipe, kemi polic shqiptar në çdo cep, kemi komandatin e UÇK kryetar parlamenti. E gjithë kjo nuk është arritur lehtë. Faleminderit lider që ju ke kthyer shqiptarëve dinjitetin e nëpërkëmbur dhe për këtë do të flas vet historia më shumë se sa unë”, ka theksuar kështu në fjalën e saj deputetja Latifi-Ademi.

https://fb.watch/i2Qh-v25OH/