Shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias ka njoftuar se sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë.

“Ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka folur sot në mëngjes me kryeministrin kosovar, Albin Kurti. Diskutimet janë fokusuar në zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për dialogun Prishtinë-Beograd”, thuhet në njoftim./GazetaExpress