Kryetari i degës së BDI-së në Gostivarë, Valdet Xhaferi në fjalimin e tij para banorëve të Ҫegranit ku sonte kanë qëndruar kreu I Integristëve së bashku me kabinetin Qeveritarë ka deklaruar se kreu I integristëve të gjithëve u ka dhënë porosi se vetëm të bashkuar mund të shkojnë proceset përpara.

“Me shumë kujdes kemi dëgjuar, kemi marrë vërejtje e lëvdata nga cdo activist e qytetarë. Duke dëgjuar hallet e tyre. Pjesën e madhe i kemi adresuar në nivelin qeveritarë. Kemi marrë vendime e konkluza dhe jemi kthyer përsëri në bazë duke marrë pasqyrimin e nevojshëm dhe atë se cfarë duhet të bëjmë”, tha Xhaferi.

Ai foli edhe sukseset e BDI-së në nivelin qëndrorë.

“Gjatë gjithë javës do të jemi në bashkëbisedim me banorët e vendbanimit tonë. Me mbështetjen tuaj do të përballemi me të gjitha sfidat”, përfundoi Xhaferi.