Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot pritet që të takojë qytetarët dhe aktivin partiak në Gostivar, kështu njoftojnë nga BDI.

Takimet që Ali Ahmeti realizon këtë periudhë janë në vazhdën e takimeve që BDI bën për të takuar qytetarët dhe aktivin partiak në këtë komunë.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin zyrtar nga BDI.

Njoftim

Të nderuar,

Ju njoftojmë se sot (e Diell, 15.01.2022) me fillim në ora 19:00, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti do të takojë qytetarët dhe aktivin partiak në Gostivar, tek Shkolla e mesme Teknike.

Ftojmë ekipin tuaj të ndjek ngjarjen.