Në kërkim të zëvendësimit të gazit rus kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz angazhohet për furnizimet me gaz nga Iraku. Ndërsa në Irak shpresohet për investimet gjermane në sektorin e energjisë. “Iraku do të ishte një partner i preferuar bashkëpunimi në importimin e gazit dhe naftës në Gjermani”, tha kancelari Olaf Scholz pas një takimi me kryeministrin e ri të Irakut, Mohammed Schia al-Sudani, në Berlin.

Importet e gazit mund të shpërndahen nga Gjermania edhe më tej në vende të tjera europiane. Scholz theksoi, se Gjermania nuk do të jetë sërish e varur vetëm nga një furnizues gazi si dikur me Rusinë. Nga Rusia përpara sulmit ndaj Ukrainës furnizohej më shumë se gjysma e importeve gjermane të gazit. Tani Gjermania nuk mer më gaz nga Rusia. Asnjë vend tjetër në botë nuk është kaq shumë i varur nga të ardhurat prej naftës sa Iraku. Sipas të dhënave të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, Iraku është vendi i pestë në botë për prodhimin e naftës. /Alsat.mk