Ali Ahmeti në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin ka deklaruar se me përfaqësuesit e “grupit të zjarrit” nuk ka dallime programore apo rreth vizionit të partisë. Ai shprehet se i dhemb kjo situatë e krijuar në BDI, prandaj edhe është i angazhuar dhe ka vënë në lëvizje “të gjitha neuronet” për të kuptuar dhe zgjidhur situatën.

“Pakënaqësi programore nuk ka. Pakënaqësi rreth vizionit nuk ka. Thjeshtë pse është ky e s’jam unë. Pse të jetë Hasani e jo Hyseni..:”, tha mes tjherash Ahmeti.