Skuadra e Rabotniçki sot prezantoi Athe Mazarin, si një përforcim dimëror për gjysmën e dytë të sezonit të dytë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Anësori firmosi kontratën dyvjeçare me “romantikët”, ndërsa vjen nga Pobeda e Prilepit, ku në gjysmën e parë të sezonit ka zhvilluar 16 ndeshje dhe ka shënuar katër gola. Mazari i bashkohet menjëherë skuadrës së Milan Ilievskit dhe do të nis stërvitjet me bashkëlojtarët e rinj.

Pas gjysmës së parë të sezonit, Rabotniçki u ndal në vendin e tetë me 18 pikë, gjashtë më shumë se Akademia Pandev. Qëllimi parësor i ekipit është të shmanget sa më shpejt beteja për mbijetesë, për një fund të qetë të sezonit.