Skuadra e Barcelonës po mendon të rikthejë në “Kamp Nou” sulmuesin 33-vjeçar nga Gaboni, Pier-Emerik Aubamejang. Ai u transferua vjet në janar te katalanasit për 6 muaj, deri në fund të sezonit dhe më pas u rikthye te Çellsi.

Madje ai debutoi këtë sezon pikërisht me Brcelonën, ku luajti edhe një ndeshje, para se të rikthehej te “blues”. Për pasojë, mundësia e vetme për Aubamejang është të luajë sërish me Barcelonën, pasi te Çellsi nuk ka më hapësira.

Vjet ai realizoi 13 gola me katalanasit në 23 ndeshje në total, një paraqitje relativisht e mirë për sulmuesin. Aubamejang nuk preferohet shumë në Angli, ku nuk ka më shanse të luajë me ekip tjetër veç Çellsi (këtë sezon ka luajtur me dy skuadra).

Edhe këtë herë, formula e transferimit të sulmuesit nga Afrika do të jetë ajo e huazimit deri në fund të sezonit. Pier-Emerik Aubamejang ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me skuadrën londineze.