Mançester Junajtedi dëshiron që projekti i tyre të vazhdojë të rritet dhe për këtë ata duhet të heqin qafe lojtarët mbi të cilët po mbështeten më së paku ose një prej tyre që mund t’u japë atyre një sasi të mirë të ardhurash për të qenë në gjendje të ndërmarrin nënshkrimet që Ten Hag dëshiron në verë.
Të paktën një sulmues kryesor, Hari Kejn është në listë, dhe një mesfushor sulmues i nivelit të lartë për të qenë në gjendje të konkurrojë për Premier Ligë.
Sipas gazeteva britanike, “Djajtë e Kuq” kanë gati shtatë lojtarë në platformën startuese, të cilët nëse do t’u mbërrinte një ofertë e mirë do ta pranonin, pasi konsiderojnë se koha e tyre në klub do të kishte përfunduar. Këtu janë: Megajer, Van Bisaka, Fred, Van de Bek, Fill Xhons, MekTominej dhe Pelistri, të cilët janë emrat që kanë shumë mundësi për t’u larguar verën e ardhshme .
Skuadra e Man. Junajtedit këtë sezon ka bërë tashmë një hap të madh përpara për të qenë ndër më të mirët në Angli, por ata duhet të vazhdojnë të përmirësohen për të luftuar për titullin e kampion. Për këtë duhet të vazhdojnë nënshkrimet. Kundër Sitit, “Djajtë e Kuq” treguan se tani mund të konkurrojë një më një me të mëdhenjtë dhe tani duan të hedhin hapin për të fituar tituj të rëndësishëm. /abcnews/