Duket se Milanit do i duhet goxha kohë që një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve të kalojnë dëmtimet dhe të vihen në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli.
Mediet italiane raportojnë që portieri Majk Manjan, një nga kontribuuesit më të mëdhenj në sigurimin e titullit kampion të Seria A në sezonin 2021-2022, do duhet të qëndrojë edhe për goxha kohë larg skuadrës.
Më saktësisht francezit do i duhet të presë minimum rreth 30-40 ditë të tjera që të mund të nisë punën me grupin.