Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Klan Debat deklaroi se shumica brenda partisë që ai drejton ka zgjedhur organet dhe ata që e përfaqësojnë këtë parti në ekzekutiv dhe se ai vepron konform rregullave dhe Statutit të partisë.
“Unë nuk mund të veproj me standarde të dyfishta. Ndryshe me Musa Xhaferin e ndryshe me Artan Grubin, Bujar Osmanin apo Kreshnik Bekteshin që nuk i kam as të gjakut e as të fisit, por i kam bashkëveprimtar, bashkëdrejtues. Dhe unë nuk mund të jem për njërën pale rreze dielli e për palën tjetër fortunë. Kështu që mua më duhet të ndaj drejtësinë”, deklaroi Ahmeti.