Në këtë mënyrë ikona e muzikës Pop, Madonna njoftoi nisjen e një turi koncertesh me rastin e 40 vjetorit të saj në muzikë. Turneu nis në verë dhe do të risjellë hitet e saj në 4 dekada muzikë. Do ta nisë nga Vankuveri i Kanadasë më 15 korrik pasuar nga një sërë koncertesh në Amerikën e veriut.
Më pas do të zhvendoset në Europë me Bacelonën, Parisin, Londrën dhe Stokholmin për ta mbyllur në Amsterdam më 1 Dhjetor. Do të jenë gjithsej 35 qytete Madonna do të risjellë këngët e saj hit, “Like a prayer”, “Papa dont Prech” apo “Material Girl” .
Ajo nisi një tur koncertesh edhe në vitin 2019 kur nxori albumin e fundit, por që më pas u ndërprenë për shkak të pandemisë dhe problemeve të saj shëndetësore.
Më mbi 300 milionë disqe të shitura gjatë gjithë karrierës 64-vjeçarja mban vendin e parë si këngëtarja më e pëlqyer në mbarë botën gjë që i ka dhënë edhe epitetin “Mbretëresha e Popit”.