Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale denoncimin e deputetes Monika Kryemadhi për inceneratorin e Tiranës.
Meta shkruan se në landfillin e Sharrës, “Rilindja” vjedh pa pushim jo vetëm ditën por edhe natën dhjetëra miliona euro të mundit të qytetarëve.
“Në Landfillin e Sharrës, atje ku “Rilindja” vjedh papushim jo vetëm ditën, por edhe tërë natën dhjetëra milionë euro të taksave të mundit dhe sakrificave të qytetarëve!”, shkruan Meta.