Kampionia e botës në peshën “flyweight” (pesha deri 57kg) në artet marciale mikse, Valentina Shevçenko, do të mbrojë titullin në eventin “UFC-285”, që zhvillohet më 4 mars në Las Vegas. Lajmi është konfirmuar nga ESPN, që tha se venezueliania do të duelojë ndaj meksikanes Aleksa Graso.

Shevçenko, që nuk duelon që prej qershorit të vitit të kaluar (23 fitore e 3 humbje në karrierë), kishte kërkuar me ngulm një sfidante në kafaz. Përballë saj do të jetë numri 4 në botë në këtë Divizion. Graso numëron 15 fitrore e 3 humbje dhe ka fituar katër sfidat e fundit.

Për momentin, kjo është sfida kryesore e këtij eventi, që parashikohet mjaft spektakolar, pasi pritet të zhvillohet edhe dueli për titullin kampion të peshës së rëndë, që është vakant. Shevçenko konsiderohet favorite për këtë duel ndaj Grasos, pasi kampionia e botës nuk humbet prej 9 ndeshjesh (shtator 2017).