
Juventusi është në pritje të një vendimi në lidhje me falsifikimin e bilanceve që ndikoi edhe në dorëheqjen e ish-presidentit Andrea Anjelli si dhe të besuarve të tij.
Në Itali qarkullojnë shumë opsione në lidhje me dënimin e bardhezinjve ndërsa përmendet edhe një rikthim në Serie B. Megjithatë, ish-drejtori i torinezëve, Luçiano Moxhi theksoi se një alternativë e tillë është barcaletë duke shtuar se maksimumi i dënimit do të jetë një zbritje prej 1 apo 2 pikësh.
“Maksimumi që rrezikon Juventus është zbritja e 1 apo 2 pikëve, por kjo historia që mund ta rikthejnë sërish në Serie B është një barcaletë.
Anjelli? Familja është e veçantë dhe ata janë gati të shkojnë në “luftë”. Kur unë u largova nga klubi, avokati i shoqërisë negocioi dhe e dërgoi klubin në Serie B duke na fajësuar ne”, u shpreh Moxhi.