Analisti politik Urim Saliu me një postim në rrjetet sociale ka komentuar zhvillimet brenda Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Ai thotë se zjarri i vërtetë në BDI është Ali Ahmeti, dhe sipas tij me zjarrin nuk luhet.

“Themeli, kulmi, betoni, çatia, oxhaku i BDI-së është Ali Ahmeti. Ju tjerët pa përjashtim në këtë parti pa Ali Ahmetin që nga hiçi u bëri të jeni dikush me gjithë këto të mira, në BDI jeni vetëm një ‘shtëpi prej kashte’. Zjarri i vërtetë në BDI është Ali Ahmeti dhe siç e dimë të gjithë: Me zjarrin nuk luhet”, thotë Saliu.