Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka kujtuar në 5 vjetorin e vdekjes Jonuz Musliun.
Janë kujtime të një atdhedashurie të sinqertë që Jonuzi e reflektonte në çdo iniciativë të veprimit kombëtar në UÇK, UÇPMB, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik, të një guximi sypatrembur që nuk u shua deri në çastet e fundit të jetës, ka shkruar mes tjerave Ahmeti.
Janari ruan të freskëta në kujtimet e mia ato vite të bashkëveprimit për kauzën mbarëshqiptare me Jonuz Musliun, me të cilin rrugët e jetës na bashkuan që në vitet e hershme të organizimit kombëtar në Lëvizjen Popullore të Kosovës.
Janë kujtime të një atdhedashurie të sinqertë që Jonuzi e reflektonte në çdo iniciativë të veprimit kombëtar në UÇK, UÇPMB, Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Lëvizjen e Progresit Demokratik, të një guximi sypatrembur që nuk u shua deri në çastet e fundit të jetës.
U bënë pesë vite që kur nuk është më në mesin tonë, por fryma e tij atdhetare jeton mes nesh si frymëzim veprimi në misionet e përparimit kombëtar.
I përjetshëm qoftë kujtimi për veprimtarinë e tij kombëtare! Lavdi!