Stefano Pioli thuhet se mund të përdorë dy sisteme të ndryshme në ndeshjet e ardhshme, duke shpresuar t’i japë fund formës së keqe të Milanit. “Kuqezinjtë” kthehen në stërvitje pas humbjes 3-0 në përballjen ndaj Interit të mërkurën në kuadër të finales së Superkupës së Italisë.
Fillimi i vitit i Milanit ka qenë i tmerrshëm, pavarësisht humbjes së tyre në derbi. Ata kanë fituar vetëm një ndeshje, duke barazuar kundër Romës dhe Lecces dhe duke u përballur me eliminimin e Kupës së Italisë nga Torino. Kampionët aktual të Serie A duken më të prekshëm se vitin e kaluar, kështu që Pioli thuhet se po mendon të ndryshojë sistemin për ndeshjet e ardhshme.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Pioli mund të kalojë në sistemin 4-3-3 kundër Lazios të martën. Në letër, ky formacion i ri do t’i lejonte “kuqezinjtë” të mbuloheshin më shumë në qendër të mesfushës.
Rade Kruniç do të rikthehet në stërvitje nesër, kështu që ai do të jetë në dispozicion kundër Lazios javën e ardhshme dhe mund të fillojë në mesfushë së bashku me Sandro Tonalin dhe Ismael Bennacer, të cilët vuajtën kundër Interit.
Një tjetër opsion për Piolin është formacioni 4-4-2 i cili do t’i ofronte më shumë mbështetje sulmuesit qendror Oliver Zhiru. Sharll De Ketelaere, Brahim Diaz, Ante Rebiç, Divok Origi dhe madje edhe Rafael Leao është ndër partnerët e mundshëm të sulmuesit francez, i cili ka shënuar nëntë gola në 24 ndeshje këtë sezon, por ende nuk e ka gjetur rrjetën në 2023.