Për vendosjen së flamurit shqiptar në Çashkë, meritat i mori edhe funksionari i BDI-së në ekzekutiv, Artan Grubi. Ai në Facebook shkroi se me këtë veprim, dëshmohet kauza e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti për thyerjen e tabuve antishqiptare në Maqedoninë e Veriut.
“Sot një tjetër kauzë e shqiptarëve të Çashkës u bë realitet, në objektin e komunës së tyre po valon për herë të parë flamuri ynë kombëtar! Vendim që reflekton madhështinë e një veprimtarie të drejtë kombëtare që nën udhëheqjen e Ali Ahmetit ka thyer tabutë ideologjike antishqiptare dhe ka bërë shqiptarët zot shtëpie në tokat e tyre”, shkroi Grubi.