Në emisionin “Rudina”, një ndër të ftuarit e panelit për të folur për jetesën e fshatit dhe qytetit, ka qene edhe blogeria e njohur Genta Gjalpi e cila jeton në një fshat të Devollit. Ajo tregon se e ka jetën mes Tiranës dhe fshatit të saj. Në Tiranë vjen kur ka punë, për për të jetuar jeton në fshat së bashku me gjyshin e gjyshen. Ajo kujdeset për ta sepse janë të moshuar dhe prindërit e Gentës jetojnë në Greqi. Genta tregon se kur shkon në fshat, e stakon trurin dhe merret me të gjitha punët që ka fshati, madje dhe të pastrojë mbetjet e pulave.