Pas takimit me qytetarët e Gostivarit, kryetari i BDI Ali Ahmeti, ka takuar edhe Forumin e Gruas të BDI në Gostivar. Para të pranishmëve kryetari Ahmeti ka mbajtur një fjalë rasti, ndërsa krahas tij edhe nënkryetarja dhe deputetja Arbana Pasholli si dhe deputetja Vjollca Latifi Ademi.
Në fjalën e saj para Forumit të gruas në Gostivar, nënkryetarja e BDI-së, Arbana Pasholli, tha se politika nuk mund të funksionojë pa mbështetjen e qytetarëve, andaj ndër vite BDI po zhvillon takime të rregullta me qytetarë edhe kur nuk është fushatë zgjedhjesh, për të marrë vërejtjet, kritikat dhe sugjerimet e qytetarëve që të përmirësojë veprimin e saj, por pa dyshim edhe për të folur edhe për të arriturat që nuk janë të pakta.
Ndër vite kam ndjekur veprimtarinë e liderit Ali Ahmeti dhe jam shumë krenare që politikën e mësoj nga një lider i cili gjithsecilit nga ne i ka dhënë hapësirën të jemi vetvetja, por gjithashtu edhe të mësojmë kur gabojmë. Mos t’i mbyllim dyert, por duke shtruar dorën e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe pajtimit të gjejmë zgjidhje. Politika nuk mund të funksionojë pa mbështetjen e qytetarëve, andaj ndër vite BDI po zhvillon takime të rregullta me qytetarë edhe kur nuk është fushatë zgjedhjesh, për të marrë vërejtjet, kritikat dhe sugjerimet e qytetarëve që të përmirësojë veprimin e saj, por pa dyshim edhe për të folur edhe për të arriturat që nuk janë të pakta. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të përgjithshëm, ju kryetar deklaruat dhe po ju parafrazoj: ‘Të mos bëhemi peng të funksioneve, por të çojmë përpara misionin’. Misioni juaj për të siguruar një të ardhme të konsoliduar të këtij vendi, që në vete nënkupton edhe integrimin në Bashkimin Europian, është tepër fisnik dhe unë bashkë me kolegët bashkëpunëtorët dhe aktivistët e BDI-së, më e pakta që mund të bëjnë për të shprehur respektin ndaj misionit tuaj është që t’u bëjmë krenar me sjelljen dhe punën tone, ka thënë Pasholli.