Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka lëshuar sërish akuza për inceneratorin e Tiranës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se pamjet e dronit tregojnë qartë se mbi fushën e mbeturinave të Sharrës vidhen e groposen përditë miliona euro të shqiptarëve.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

 

 

Rama dhe Veliaj te pashprese përballë Dronit te se vërtetës!!

Droni i te vërtetës tregoi pamje te llahtarshme.

Droni i te vërtetës tregoi mbi fushen e mbeturinave te Sharres se si vidhen e groposen perdite miliona euro te shqiptareve.

Droni i te vertetes tregoi se vjedhja ka fytyre dhe ka emer e mbiemer.

Droni i te vertetes tregoi dhe i vuri vulen e te gjithe opinionit publik per vjedhjen makaber te Veliajt dhe Bashkise se Tiranes, qe vjedhin dite e nate.

Droni i te vertetes tregoi se qytetaret e Tiranes per shkak te Veliajt paguajne dy fishin e asaj qe paguajne qytetaret ne Shkoder per te njejten groposje te mbetjeve.

Droni i te vertetes tregoi trajtimin primitiv te mbeturinave te Tiranes, trajtim hajdut, antimjedis dhe antishendet.

Droni i te vertetes tregoi se 54 milion dollare jane vjedhur duke paguar sherbime qe nuk kryhen ne asnje menyre, pra qe nuk ekzistojne absolutisht.

Droni i te vertetes tregoi se drejtesia eshte e kapur dhe SPAK i paralizuar nga Rama dhe Veliaj eshte sot ne poziten me te kompromentuar perballe shqiptareve.

Droni i te vertetes tregoi se e verteta as mund te fshihet dhe as mund te manipulohet se del dhe do vazhdoje te dale….!

Droni i te vertetes tregoi dhe i vuri vulen fajit tregoi se Rama dhe Veliaj jane krejt te pashprese dhe ndaj kane qepur gojen!