Antonio Konte dhe Totenham Hotspur do ndajnë rrugët. ‘Spurs’ nuk po kalojnë në një formë të mirë këtë sezon dhe kjo mund të ndikojë që ata të ndryshojnë trajnerin e tyre.
Eksperti italian i transferimeve Xhianluka Di Marzio konfirmon se Antonio Konte do të largohet nga Tottenham në fund të sezonit.
Trajneri italian nënshkroi një marrëveshje 18-mujore në nëntor 2021 dhe tani pritet të largohet nga Londra Veriore kur kontrata e tij të skadojë në qershor. Po spekulohet që Tomas Tushel mund të jetë pasardhësi i Kontes. Mbetet të shihet nëse me të vërtetë gjermani do udhëheq ekipin londinez.