Disa ditë pasi që skuadra turke e Trabzonsporit tregoi gatishmëri për të ndërprerë bashkëpunimin me Enis Bardhi, menjëherë u lajmëruan dy klube evropiane, të cilët kërkojnë që të angazhojnë reprezentuesin e Maqedonisë.

Aktualisht për Bardhin janë dy opsione për të vazhduar karrierën e tij. E para është që të rikthehet në Spanjë dhe të vesh fanellën e Betisit, ndërsa e dytë është kalimi në Itali dhe transefrimi në radhët e skuadrës së Torinos.

Pengesa më e madhe e realizimit është fakti që Trabzonspori për shkëputjen e kontratës para skadimit të saj, kërkon 3 mln euro, një shumë të cilën e pagoi skuadra turke për angazhimin e Enis Bardhit nga Levante.