Sot së  së bashku me Ministrin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomis së Ujërave Lupço Nikolovski,Drejorin Nikica Bacevski  sekterarin  ,Rexhail Ismaili, ndamë vendimet për masën 124 – infrastrukturë për qasje në tokë bujqësore nga Programi për Mbështetjen Financiare të Zhvillimit Rural për vitin 2022.

Pas thirrjes së publikuar në vitin 2022, janë miratuar gjithsej 34 projekte të dorëzuara nga pushteti lokal me vlerë të përgjithshme prej 33.000.000,00 denarë. Mbështetja financiare e dhënë si dhe numri i komunave të miratuara është dukshëm më i lartë se thirrja e fundit për qasje në tokë bujqësore kur janë miratuar 20 projekte për të cilat janë ndarë 16.300.000,00 denarë.

Më gëzon fakti që sot janë dhënë kontrata pothuajse të dyfishuara në numër dhe vlerë të mbështetjes financiare. Një segment shumë i rëndësishëm në miratimin e projekteve ishte respektimi i parimit të zhvillimit të balancuar rajonal, kështu që mund të vërehet se mbështeten projektet e komunave pothuajse nga të gjitha rajonet.

Në të njëjtën kohë,  Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural   do të vazhdojë të jetë partner për të gjitha investimet që nënkuptojnë përmirësimin e kushteve të punës  përmes investimeve në modernizimin e mekanizimit, pajisjen e fermave si dhe nëpërmjet investimeve në përmirësimin e infrastrukturës së zonave bujqësore.