Kryetari i BDI Ali Ahmeti me bashkëpunëtorë nesër pritet që të takojë banorët e Tetovës e më saktësisht në fshatin Sellcë.

Takimi pritet të fillojë në ora 19:00 tek shkolla e fshatit, “Rilindja”, bëjnë me dije nga BDI.

Njoftim

Të nderuar,

Ju njoftojmë se nesër (e martë, 24.01.2023) me fillim në ora 19:00, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti do të realizojë takim me qytetarët në malësinë e Tetovës, në fshatin Sellcë – SH.F “Rilindja”.

Ftojmë ekipin tuaj të ndjek ngjarjen.