Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë sonte ka qëndruar në malësinë e qytetit të Tetovës ku ka takuar banorët e fshatrave Rasadishtë, Gajre, Lisec, Shipkovicë, Brodec, Veshallë dhe Bozovcë. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalë rasti kanë mbajtur edhe Sekretari gjeneral i BDI Faton Ahmeti, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, deputetja Fisnike Bekteshi Shaqiri si dhe drejtorët Ejup Rustemi dhe Bekim Maksuti.

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

Kjo nuk është fushate elektorale, por takime tradicionale që BDI të kontakoj me qytetarët dhe të dëgjoj mendime e vlerësime nga ju, çka kemi bë e çka mund të bëjmë edhe më mirë! Sot nuk e di pse nuk e kemi mbajt këtë takim tek salla e sportit, sepse tash e keni sallën e sportit. Ne nuk jemi pak, jemi shumë, prandaj na duhej sonte salla. Folën përpara meje funksionarë të BDI-së. Dëgjova se janë bërë shumë punë të mira, mirëpo e mira nuk ka fund, Korridori 8 uroj të nis sa më shpejtë, sepse është vepër kapitale, pas gjuhës, flamurit e universiteteve. Shpallëm malin Sharr – Park Kombëtar, sepse pasurinë tonë natyrore mund të shfrytëzojmë si pikë turistike. Për simbole e universitete folëm dhe unë them të na rrojnë, por tani është koha të kërkojmë cilësi, të rangohen në lista në pozita më të larta për nga cilësia. Më nuk ka kanë fajët Jovani e as Stojani, por të shohim veten se çfarë jemi duke punuar! Covidi na shkëputi nga komunikimi tradicional i yni sepse ashtu ishin rethanat. Pastaj, ndodhi lufta Rusi-Ukrainë që akoma mbëtët zonë e nxëhtë. Kam takuar një delegacion nga Ukraina dhe ju kam thënë se kjo luftë do fitohet nga ju, mirëpo forcohuni dhe mos u dorëzoni, sepse ashtu fituam ne, sepse nuk u dorëzuam kurrë! Tani mision e kemi Bashkimin Europian, sepse vetëm ashtu ngritet standardi jetësor dhe sigurojmë paga më të larta për qytetarët tanë, jetë më stabile dhe me standard europiane, Vetëm kështu ndalet migrimi. Ka skeptikë ashtu siç ka pasur gjithmonë edhe për anëtarësim në NATO, edhe për ministra, drejtorë e kryetar kuvendi shqiptarë, por janë punë që janë kryer më sukses. Më këto arritje kemi dëshmuar se ky shtet është edhe i yni dhe ne kemi ekipe të përgaditura që kemi investuar. Këto ekipe na kanë nxjerrë gjithmonë faqebardhë jo vetëm përpara vendasve tanë por edhe përpara ndëkrombëtarëve. Unë jam ndër nismëtarët për shkërmoqjen e ish-Jugosllavisë, ndaj ky pluralizëm politik na bën më dije të shohim se sa kemi arritur ne ndër vite. Unë gjithmonë jam pro reformave, por gjithmonë me parimin që shqiptarët të jenë zot në vendin e vet dhe të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze. Jam malltretuar nga kreu i UDB-ës në Kërçovë vetëm pse Kërkova me shokët e mi universitet në gjuhën shqipe në Shkup, por tash kohërat ndryshuan dhe ato kërkesa i kemi të realizuara. BDI është shtëpia e ushtarëve sepse 10.000 ushtarë nënshkruan për formimin e kësaj shtëpie me emrin BDI. Kuadrot tona kanë punuar fuqishëm drejt fitoreve, me platforma që janë realize. Unë gjithmonë do të përkrah rininë, sepse kanë kualitet, janë breza të shkolluar që edhe të huajt i kërkojnë. Ministrat tanë janë më të suksesshmit që kanë menaxhuar krizën aktuale, sidomos atë energjetike, por urojmë te kemi një epilog të luftës Rusi-Ukrainë, Kosovë-Serbi, sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Hasmi ose vritet ose falet, por neve në rajon na duhet pajtimi, deklaroi kështu Ahmeti.

Faton Ahmeti – Sekretar gjeneral i BDI

BDI në krye meliderin Ali Ahmeti si trashgimtare e UÇK-së shtabin e kishte në Shipkovicë. Kjo strukturë arriti ta bëj Maqedoninë një vend më të mirë për të jetuar dhe më të barabartë. Ali Ahmeti mundësoi që vendi të jetë pjesë e NATO-s. Përkushtimi shkon më tutje, tani për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Në këto takime nën moton “Bashkë për BE” informojmë qytetarët për përfitimet që vendi ka nësë anëtarësohet në BE. Ju uroj vetëm shëndet, mirëqënie dhe suksese të përbashkëta, tha Ahmeti.

Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme

Shipkovicën e dua sepse këtu e kam takuar së pari herë Ali Ahmetin, natyrisht me një veshje më ndryshe se kjo e sontmja. Unë sapo jam kthyer nga Ukraina dhe atje në këto 11 muaj agresion ka shumë viktima, përfshirë gra e fëmijë. Atje thonin se nëse Ukraina do të anëtarësohej më herët në NATO ky konflikt nuk do të ndodhte dhe thonin se sa më fat jeni ju nga Maqedonia e Veriut jeni pjesë e NATO-s. Këtu mund të kuptohet pesha e rëndësisë së qënurit në NATO, falë politikës së Ali Ahmetit. Tek zyra e OSBE-së në Tetovë isha sot për vizitë dhe zhvillova një bisedim me ta. Shqiptarët dikur në zyrat e OSBE-së shkonin vetëm për të paraqitur dhunën që ushtrohej ndaj tyre, ndonjë padrejtësi policore apo diçka të ngjajshme, ndërsa sot gjërat kanë ndryshuar, unë aty hyra si i pari i OSBE-së, si kryesuesi i OSBE-së. Pra, a e shihni së sa kanë ndryshuar dhe përparuar shqiptarët ndër vite? Shikoni ku kemi qenë dhe ku jemi sot, falë politikave të liderit Ali Ahmeti. Politikan i cili është referencë për vizion, sukses dhe politikbërie. Dikur kishim nevojë për përfaqësim institucional e sot e kemi, kishim nevojë për universitete dhe sot i kemi, ndaj duhet fokusuar tashmë në kualitet dhe standard më të mirë jetësor për secalin qytetar, sqaroi Osmani.

Fisnike Bekteshi Shaqiri – Deputete

Ju asnjëherë nuk keni nguruar të vini në takimet tona. Unë jam deputete dhe vi nga fshati Gajre, dhe mburrem kur më thonë së jam malësore. Z.Ali Ahmeti gjeti këtu konakun, mikpritjen dhe ndihmën me të cilën karakterizohen njerëzit malësorë. BDI gjithmoën ka qenë dhe është bartëse dhe realizuese e kërkesave qytetare. Kemi shumë malësorë që realizuan ndër vitë mbrotjen e idealeve kombëtare, që sakrifikuan jetën për misione të shenjta. Lideri ynë gjithmonë ka mbrojtur idealet kombëtare me vizione të qarta. U bëmë pjesë e NATO-s e tani duhet të jemi pjesë e BE-së. E ardhmja jonë është në BE, kështu të unifikuar pa dallim kombësie apo feje, tha kështu Bekteshi – Shaqiri.

Ejup Rustemi – Drejtor i ndërmarrjes për Rrugë shtetërore

Shpesh herë kemi ardhur në Shipkovicë, kemi kuvenduar e biseduar sepse ky është koncepti i liderit tonë Ali Ahmeti. Kemi ofruar gjithmoën platforma me punët që duhet bërë. Sonte kemi ardhur të bisedojmë bashkarisht për projektet që kemi bërë dhe që duhet bërë, e poashtu për të dëgjuar zërin tuaj. Fuqinë BDI e ka marrë gjithmonë nga vota juaj. Përmendi Marrëveshjen e Ohrit dhe të mirat që solli kjo marrëveshje duke faktorizuar shqiptarët, ishte një qëllim që u arrit, ndërsa tani prioritet është infrastruktura, rrugët, kanalizimet etj. Jemi të vetëdijshëm se Covidi e poashtu dhe lufta Rusi-Ukrainë rriti çmimet në ndërtimtari mirëpo po menaxhohet mirë falë ministrave tanë dhe nuk ka shkurtime të buxhetit. Kemi ndërtuar dhe rehabilituar shumë rrugë, poashtu kemi investuar në autostragën Kërçovë-Ohër, Rrugën e Arbërit, e poashtu planifikuam dhe rrugën e Bllacës si dhe projekte të tjera. Jemi në bisedime për korridorin 8 dhe 10D, rrugën Tetovë-Prizren, projekte këto kapitale. Gjithë këto projekte po realizohen falë lidershipit të Ali Ahmetit, vlerësoi Rustemi.

Bekim Maksuti – Drejtor i Drejtorisë për menaxhim me kriza

Të flasim në Shipkovicë nuk e kemi lehtë për shumë arsye. Mirë se erdhe në konakun tënd kryetar, sepse malësia e Sharrit gjithmonë kanë hapur dyert e zemrat për të mbështetur pa kosto liderin tonë. Ku ishim dikur e ku jemi sot, natyrisht që mëritor është Ali Ahmeti që në politikë ju besoj të rinjëve dhe njerëzve të zotë që sollën investime. Të gjitha projektet që në i gëzojmë sot, janë detyrat që Ali Ahmeti ua dha atyre, ministrave dhe ata i realizuan me sukses. BDI e 20 viteve të ardhshme mbështetet në rini dhe si të tillë duhet përkrahje dhe mbështetje gjithmonë, u shpreh Maksuti.