Portieri 36-vjeçar, Kejlor Navas, sipas medieve angleze, ka pranuar së fundmi ofertën e Notingam Forestit dhe pritet të zëvendësojë Din Hendersonin. Ky i fundit ka pësuar një dëmtim dhe pritet të mungojë gjatë, ndaj anglezët janë të detyruar të lëvizin në merkato dhe koha nuk premton, ndaj “The Reds” janë vendosur në lëvizje dhe duan të përfitojnë në maksimum nga momenti jo i mirë që po kalon portieri nga Kosta Rika.

36-vjeçari ka pasur oferta në këtë periudhë edhe nga dy skuadra të tjera, Al-Nassr dhe Bournemouth, por ish-portieri i Real Madrid duket se është bindur nga oferta e fundit, pikërisht nga Notingam Forest, ndikuar edhe nga dëshira e tij për të luajtur në Premier Ligë.

Për momentin, pezull mbetet vetëm mënyra e transferimit, kjo pasi PSZH nuk pranon huazim me të drejtë blerjeje në fundin e sezonit sepse parizienët kërkojnë të shkëpusin përfundimisht kontratën me portierin dhe duan një transferim të plotë në janar.

Kejllor Navas ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me PSZH dhe anglezët tani po mendojnë seriozisht për këtë operacion pasi edhe koha nuk premton, ndërsa sipas medieve angleze bëhet fjalë për një transferim që Forest do t’i kushtojë rreth 6 milionë euro.