Arsenali dhe Mançester Siti do të përballen në Kupën e Anglisë. Një ndeshje shumë e veçantë mes të parës dhe të dytës në renditjen e Premier Ligës, por mbi të gjitha mes dy trajnerëve që njihen mirë si Mikel Arteta dhe Pep Guardiola. Pikërisht trajneri i “Qytetarëve” ka folur për kolegun duke bërë edhe një pohim në lidhje me veten.
“Arsenal-i është klubi i Arteta-s prej kohësh dhe edhe kur ishte ndihmësi im, e vetmja skuadër ndaj së cilës nuk festonte ishte Arsenal-i. Qëndronte pa lëvizur dhe unë thosha: ‘Ah, është i Arsenal-it’”.
Dhe akoma: “Dhe kur ka marrë telefonatën e Topçinjve nuk mund ta ndaloja, kush isha unë për ta bërë? Më shikoni mua, jam këtu, por nëse Barcelona do të më telefononte, mua do të më duhej të shkoja sepse është klubi im”, ka thënë Guardiola.
Do të shohim se çfarë do të ndodhë efektivisht në të ardhmen e trajnerit spanjoll, i cili tani është i përkushtuar të vazhdojë të fitojë përsëri me Mançester Siti-n e tij.