Edhe pse dit më parë, i pari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski e tha publikisht në media se gjatë periudhës së luftës, pra në vitin 2001 ka qenë vullnetarë, kjo është një gënjeshtër, raporton indeks.mk

Tjetër gjë shkruan në biografi, e tjetër gjë thotë vet Mickoski.

Sipas biografisë, Hristian Mickoski ka ndjekur studimet në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” nga viti 1996 deri në vitin 2001.

Kurse nga 2001 deri në vitin 2002 i pari i VMRO-së ka qëndruar në Itali ku ka ndjekur studimet për një vit në Universitetin në Peruxha dhe Siena të Italisë.