Karlo Ançeloti e komentoi fitoren në derbin madrilen të Kupës së Mbretit.
“Kishte një angazhim nga të gjithë. Pankina (rezervat) po na ndihmon shumë dhe na duhet në këtë pikë të sezonit. Të gjithë duhet të kontribuojnë në një fazë me shumë ndeshje. Sonte ishte shumë e dhimbshme, luftuam kundër një kundërshtari shumë të fortë, i cili zhvilloi një pjesë të parë më të mirë. Në pjesën e dytë ne vendosëm të gjithë energjinë e mundshme dhe shkoi shumë mirë. Cilësia individuale dhe mbështetja e tifozëve tanë na lejuan të shkonim në kohë shtesë”, tha në fillim trajneri italian.
“Mendoj se skuadra nuk luajti mirë në pjesën e parë, por kam qenë gjithmonë i bindur se do t’ia dilnim. I kishim burimet për t’u përmirësuar. Ndryshuam pak pozicionin e Modric, por më shumë se një ndryshim strategjie, pati ndryshim mendor. Ne kemi vënë shumë më tepër energji në përpjekjen për të barazuar. Është shumë e vështirë ta kuptosh arsyen e këtij transformimi,” tha më tej Ançeloti.
“Vinisiusi luajti si gjithmonë, me entuziazëm para tifozëve të tij. Zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, luftoi deri në fund. Goli ishte fryt i punës së tij. Ajo që i ndodhi është shumë e trishtueshme, por ai ishte i fokusuar në lojë,” tha në fund trajneri italian.