Bepe Marota, administratori i deleguar i Interit, njeriu kryesor i klubit “zikaltër” në merkato, ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit te Juventusi. Ai ka mbuluar të njëjtën detyrë edhe te “bardhezinjtë” nga viti 2010 deri në vitin 2018, kur më pas u largua tek Interi.
Marota, një nga drejtuesit më të aftë të futbollit Italian, i pyetur për mundësinë e rikthimit te Juventusi, pas skandeleve të fundit që kanë pushtuar “bardhezinjtë”, tha: “Nuk i dihet asnjëherë jetës. Unë jam i kënaqur me rrugëtimin që kam bërë dikur te Juventusi”.
Gjithsesi, menaxheri i njohur i futbollit italian shprehet se për momentin ka një kontratë me Interin.
“Këtu ndihem mirë dhe jam i përqendruar në punën time të përditshmes, për të ndihmuar Interin që të arrijë të tjera suksese në fushë”.