Konfirmimi i ardhur nga Milan Skriniar për mediat sllovake mbi firmën e tij me PSZH-në, nuk ka lënë indiferent Interin, që edhe pse nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar, ka filtruar në mediat pranë tij se fjalët që qarkullojnë nuk janë të vërteta. Një përgënjeshtrim i thatë ka ardhur nga zyrat zikaltër, të cilat kanë komunikuar se Shkriniar nuk ka lëshuar asnjë deklaratë, edhe pse ende ngelet për t’u konfirmuar.
Nga ana tjetër, milanezët janë të gatshëm ta lënë të shkojë 27-vjeçarin në këto ditë të fundit të janarit nëse PSZH do të derdhë në arkat e klubit 20 milionë euro, por deri më tani propozimi i bërë nga parisienët është ndalur në vetëm 10 milionë euro, një shifër e papranueshme në Itali, me Interin që duket se do ta humbasë në qershor me parametër zero sllovakun.
The post Interi përgenjështron deklarimin e Shkrinarit appeared first on Alsat.