
Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas për të protestuar lidhur me deklaratat “e njëanshme”të këshilltarit presidencial në Kiev, lidhur me sulmet e fundit me dronë në Iran, tha Ministria e Jashtme iraniane.
Mykhailo Podoliak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, postoi në Twitter të dielën, duke ndërlidhur mbështetjen e Iranit për pushtimin rus të shtetit të tij me sulmet në një ndërtesë ushtarake.
“Shpërthime gjatë natës në Iran – dronë dhe prodhim raketash, rafineri nafte”, tha ai. “Logjika e luftës… i ndëshkon ashpër autorët dhe bashkëpunëtorët”.
“Ukraina ju ka paralajmëruar”, shtoi Podoliak.
Ministria e Jashtme e Iranit tha se i ngarkuari me punë në Teheran i Ukrainës është thirrur në bisedë për të ofruar “një sqarim zyrtar dhe të menjëhershëm nga Qeveria ukrainase”./euronews.al/