Përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të kontribuojë për një bashkëpunim më të mirë midis Shkupit dhe Sofjes dhe rrjedhimisht për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjithë rajonin, thotë në një intervistë ekskluzive për Indeks.mk, ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç.

“Në çdo rast, është një padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se vendet fqinje duhet të bëjnë diçka në nivel diplomatik, në mënyrë që marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës të jetë në favor të përmirësimit të bashkëpunimit në të gjithë rajonin. Prandaj, Bullgaria do të duhet të ndërmarrë gjithçka për të zgjidhur kontestin me mjete diplomatike, por edhe të gjitha keqkuptimet që ekzistojnë midis vendeve ballkanike”, thotë Mesiç.

Ai në intervistë thotë se faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është i angazhuar maksimalisht në zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballet rajoni.

“Kontributi i BDI-së, mbi të gjitha i Ali Ahmetit, për hyrjen e vendeve të rajonit në BE dhe në paktin e NATO-s është i madh. Besoj se roli i tij në procesin integrues të Maqedonisë është i madh dhe mund të thuhet i pazëvendësueshëm”, potencon Mesiç.

Në intervistën ekskluzive për Indeks.mk, Mesiç ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në rajon, si dhe për çështjen e njohjes së Kosovës nga Serbia.

Intervista e plotë:

Indeks: Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së. Çfarë do të thotë kjo për një vend që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Evropian?

Mesiç: Kryesimi i OSBE-së është para së gjithash përgjegjësi por edhe mundësi për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE.

Indeks.mk: Edhe pse Shkupi dhe Athina e kanë zgjidhur mosmarrëveshjen mes tyre, Sofja zyrtare vazhdon të qëndrojë në mes të rrugës së Shkupit drejt BE-së. Apo i bënë Bullgaria padrejtësi Maqedonisë së Veriut?

Mesiç: Në çdo rast, është një padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se vendet fqinje duhet të bëjnë diçka në nivel diplomatik, në mënyrë që marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës të jetë në favor të përmirësimit të bashkëpunimit në të gjithë rajonin. Prandaj, Bullgaria do të duhet të ndërmarrë gjithçka për të zgjidhur kontestin me mjete diplomatike, por edhe të gjitha keqkuptimet që ekzistojnë midis vendeve ballkanike.

Indeks.mk: A mendoni se përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut do të zgjidhë mosmarrëveshjen midis Shkupit dhe Sofjes?

Mesiç: Jam i bindur se përfshirja e bullgarëve në kushtetutë do të kontribuojë për një bashkëpunim më të mirë midis Shkupit dhe Sofjes dhe rrjedhimisht për përmirësimin e marrëdhënieve në të gjithë rajonin.

Indeks.mk: Si e shihni rolin e aktorëve politikë shqiptarë në procesin euro-integrues të Maqedonisë së Veriut?

Mesiç: Besoj se faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është i angazhuar maksimalisht në zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat përballet rajoni. Pra, mendoj se të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e tjerë në Maqedoninë e Veriut, mbi të gjithë maqedonasit, janë të interesuar që të arrihet një bashkëpunim sa më i mirë në të gjithë rajonin. Kontributi i BDI-së, mbi të gjitha i Ali Ahmetit, për hyrjen e vendeve të rajonit në BE dhe në paktin e NATO-s është i madh. Besoj se roli i tij në procesin integrues të Maqedonisë është i madh dhe mund të thuhet i pazëvendësueshëm.

Indeks.mk: Kohëve të fundit në Maqedoninë e Veriut dhe rajon janë paraqitur edhe forca anti-evropiane, pro ruse. A mund këto të  ndikojnë në integrimin evropian të rajonit?

Mesiç: Është e vërtetë, forcat anti-evropiane nuk u shfaqën vetëm në RSM dhe shtetet e tjera të rajonit. Ata sigurisht janë të pranishëm. Sigurisht që ka disa forca pro-ruse, por ato nuk mund të ndryshojnë rrugën aktuale të vendeve që nuk janë deri tani në BE, për të përfunduar procesin e anëtarësimit në BE. Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor nuk është aq sa e ekzagjerojnë disa, më e rëndësishme është që Bashkimi Evropian të tregojë interes për vendet që ende nuk kanë hyrë në BE për ta arritur atë rrugë sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

Indeks.mk: Një problem tjetër i madh për rajonin është edhe çështja e pazgjidhur mes Prishtinës dhe Beogradit. Cila do të ishte zgjidhja sipas jush?

Mesiç: Statusi i pazgjidhur i Kosovës shqetëson në radhë të parë Kosovën dhe Serbinë, por edhe gjithë rajonin. Megjithatë, ai problem mund të zgjidhet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do t’i japë Kosovës mundësinë për t’iu bashkuar integrimeve ndërkombëtare dhe kështu do t’u ofrojë qytetarëve të saj…