Skuadra e Romës ka pësuar humbje ndaj Kremoneses me rezultat 2-1 në kuadër të Kupës së Italisë, duke u eliminuar nga kjo garë. Mysafirët fituan penallti në minutën e 28-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Cyriel Dessers për 1-0. Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.

Kur pritej që Roma të ktheje në pjesën e dytë, në skenë doli Zeki Çelik që shënoi në portën e tij për 2-0. Krejt çka bën vendasit ishte një gola nga Andrea Belotti në kohën shtesë për 2-1. Deri në fund nuk kishte më gola dhe Roma u eliminua nga gara e dytë më e madhe italiane.