“The Athletik” zbuloi javën e kaluar se Martinelli kishte rënë dakord për një marrëveshje të re katërvjeçare e gjysmë me skuadrën e Londrës veriore. Kontrata e mëparshme e sulmuesit skadonte në fund të sezonit të ardhshëm, por klubi kishte një opsion dy-vjeçar, i cili do t’i lejonte ata të vazhdonin marrëveshjen e tij deri në vitin 2026.

21-vjeçari brazilian ka bërë përshtypje për skuadrën e tij këtë sezon dhe keshtu qe do te shperblehet edhe me nje rroge te re e cila do te preke rreth 6 mln sterlina neto ne sezon. Ai ka luajtur 27 ndeshje për Arsenalin në të gjitha garat, duke shënuar shtatë gola. Braziliani gjithashtu ka ndihmuar skuadrën e Mikel Artetës të ngjitet në krye të Ligës Premier. Ata tani synojnë të fitojnë titullin për herë të parë që nga viti 2004.

Martinelli u transferua te Arsenali nga skuadra braziliane Ituano në verën e vitit 2019 dhe ka shënuar 18 gola në 76 paraqitje. Arsenali do të përballet me Everton në Premier League në fundjavë.