Pentagoni është duke gjurmuar dhe monitoruar një “tullumbace” spiune kineze që fluturoi mbi Shtetet e Bashkuara.

Zbulimi i balonës së dyshimtë erdhi vetëm disa ditë përpara se sekretari i shtetit, Antony Blinken , të udhëtonte në kryeqytetin kinez për bisedime të nivelit të lartë. Incidenti shënon një nga manovrat më agresive të Pekinit në fushën e inteligjences në vitet e fundit . Balona fluturoi mbi një nga tre fushat e raketave bërthamore të Amerikës , Bazën e Forcave Ajrore Malmstrom në Billings, Montana.

Zyrtarët e mbrojtjes thanë se Pentagoni vendosi të mos e rrëzonte atë për shkak të rrezikut të dëmtimit të njerëzve në tokë nga rënia e mbeturinave. Ata shtuan se balona po fluturote mbi trafikun ajror civil dhe nën “hapësirën e jashtme”, por nuk pranuan të specifikojnë se sa e lartë ishte.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka thirrur të ngarkuarin me punë të Kinës “për të dhënë një mesazh shumë të qartë dhe të fortë” në lidhje me balonën spiune që po fluturon mbi hapësirën ajrore të SHBA, sipas asaj që raporton Ëall Street Journal.

Më pas, Shtetet e Bashkuara kontaktuan qeverinë kineze përmes ambasadës kineze në Uashington dhe misionit diplomatik amerikan në Kinë.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes informuan edhe Presidentin Joe Biden . Presidenti kishte urdhëruar rrëzimin e balonës së lartë pasi u pikas dhe u raportua nga civilët në një avion tregtar, thanë zyrtarët amerikanë. Mirëpo Pentagoni e kundërshtoi urdhërin, nga frika e viktimave civile.

Ishin disa banorë të Montanës që raportuan se panë një objekt të pazakontë në qiell. Nga një dritare zyre në Billings, ai bëri disa foto, pastaj vrapoi në shtëpi për të marrë një aparat fotografik me një lente më të fuqishme dhe bëri më shumë foto dhe video. Burri tha se e pa objektin për rreth 45 minuta. “Mendova se ishte një UFO,” tha ai.

Kina nga ana e vet tha se po punon për të verifikuar faktet e pretendimeve të SHBA-së se Pekini dergoi një balonë spiune mbi territorin amerikan.

“Verifikimi është duke u kryer, komentoi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, duke shtuar se “derisa faktet të jenë të qarta, spekulimi dhe fryrja e çështjes nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e duhur.”
Por nga ana tjetër edhe  Qeveria e Kanadasë ka raportuar praninë e një tullumbace spiune kineze në lartësi të madhe.

“Kanadezët janë të sigurt – tha departamenti i mbrojtjes në një deklaratë – dhe Kanadaja po merr hapa për të garantuar sigurinë e hapësirës së saj ajrore, duke përfshirë monitorimin për një aksident të dytë të mundshëm”./Burimi: Tgcom