Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Tearcës. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalim rasti kanë mbajtur edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, drejtori Shaban Mehmeti si dhe kryetari i degës së BDI në Tearcë njëherit edhe kryetar komune, Nuhi Neziri.

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

U bënë disa javë që jam në takime me njerëz, pasi Pandemia na bëri të mos takohemi me takime tradicionale. Artani e tha se ka shumë frikësime në këto situate shumë të rëndësishme gjeostrategjike dhe në vazhdimësi BDI ka qenë në veprim në procese të rëndësishme por gjithmonë ka dalë forca kundërshtuese që kanë aluduar se ky vend do të shitet, do të bëhët shqipëri, i di unë këto fjalë e këto supozime. Ne nuk jemi patericë e askujt, por sot bashkëqeverisim me LSDM siç kemi qeveris dhe me VMRO-në, kemi qenë vendmarrës për punë të rëndësishme. Mbyllën problematikën me palën greke, me Bullgarinë, ndaj Artan, unë as e ofendova Mickoskin por dhashë vetëm një deklaratë që ai e ka pa luftën veç në televizor, e kam thirrë që të jetë pjesë e një fronti paqësor, për të një ardhmëri më të mirë në këtë vend. Këtë mision për një jetë më të mirë mund ta bëjmë vetëm duke u bashkuar pro BE. Unë i takoj gjeneratës së torturave për mendim të lirë, sot e kemi mendimin e lirë, por sot na duhet mendim kualitativ, për bashkim, pajtim e për të bë më të mirën. Ky është një mision, një moment historik, sepse duke u kyçur në këtë front i shërbejmë ardhmërisë, ndaj unë, Talati dhe të tjerët e dimë se e ardhmja i përkes rinisë, ndaj përkrahim gjenetatat e reja, e jo ti zëmë karriket dhe të mos avansojmë të tjerët. Ky është realiteti, neve na duhet bashkim. Unë 20 vite kam investuar që shqiptarët të bashkohen dhe të numërojmë të arriturat bashkarisht, sepse të mirat tona në me gjak e me djersë i kemi fituar, askush nuk na i fali dhuratë. Fajin mos ta kërkojmë tek të tjerët por tek vetja, ndaj mos bini ne gracka për ndarje, mos realizoni dëshira të armiqëve tane. Unë jam për veting, sepse me hyrje në BE u japim fund të këqijave, duke filluar nga emigracioni e deri tek cilësia jetësore me standarde më të mira, ndaj lëreni të kaluarën por bashkohuni dhe forcohuni. Sot është koha e modernizimit, që të ju japim përparësi meritorëve, sepse sot ecët me cilësi përpara. Në Europe hyhet me cilësi, tha Ahmeti.

Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë

Të dashur qytetarë, ju jeni mbështetës të frymës Ahmetiane. Fenomeni Ahmetist, që fiton lufta, paqe dhe zgjedhje për 22 vite me rradhë, Frymë që gjatë tërë kohës luftoj për liri dhe barazi dhe solli paq e barazi. Solli përfaqësim, flamur, gjuhë, universitet, kryetar kuvendi shqiptarë, deputet, ministra, drejtorë, gjykëtës e ekspert. Më tha Edi Rama, unë e mora Ali Ahmetin vesh pas 15 viteve dhe i thash hallall! BDI ndër vite ka kryer punët e veta, asgjë nuk filloj me Artan Grubin e as me ndonjë tjetër prej nesh, por vazhduam punët që nisën dje, dikur prej të tjerëve. Shumë projekte në të mirë të shqiptarëve, kemi mbështetur, kemi përkrahur dhe kemi siguruar mjete brenda ditës. Isha deputet dhe nuk flisnin Bujari e Visari, ndërmjetësoja unë në biseda dhe siguruam 2 milion euro për çerdhen e Cairit. Ndamë fonde për Cairin, kthyem e rigjeneruam projekte. Nga gjithë kjo punë që bëjmë po na dalin grupe, dikush me barut të lagur e dikush me kallasha lodër, që janë keqpqërdorues, por ne jemi grup Ahmetist, grupi i Ali Ahmetit që vazhdon punën disa dekadëshe. Grup që lufton hajninë, korrupsionin, keqpërdorimin, frymën pro ruse, izoluse, Anti NATO, Anti BE, ndaj mos u bëni mashë e tjetër kujt por bashkohuni me Ali Ahmetit. Mos ju besoni atyre që ju frikësojnë, por atyre që punojnë. Nuk jetohet me frikë, sepse ngelemi ne regres teksa të tjerët ecin përpara. U bë marrëveshja e Ohrit, u bë NATO, tani duhet të bëhet BE, të ndalohet migrimi, të përmirësojme kushtet përq qytetarët tanë. Ne jemi Ahmetist, ndaj ejani dhe bashkohuni me neve, theksoi Grubi.

Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë

Atë të cilën e tha Agimi une do e kisha vazhdu vetëm me disa të dhena, U menaxhua pandemia, kriza energjetike, kemi realizu projekte, dhe ashtu nuk mori merita të përvetshme, sepse vizioni i Ali Ahmetit është që të realizohet programi i BDI-së jo duke i personalize projektet, port ë shërbejmë për qytetarët ashtu siç e meritojnë. Secili projekt i realizuar nga institucionet qëndrore, e ka vulën e qytetareve në vendin tonë, por dhe mbështetjen e z. Grubi, e them këtë sepse në bazë ditore unë me koleget ministra, jemi në koordinim me z.kryeministrin Grubi. Nuk duhet krijojmë njerëz që dikush neve të na ketë neve borxh nesër, por për të realizu projekte që janë pjesë e platformës së BDI-së, sepse puna jonë është përgjegjësi. Mos besoni kur thonë se punën ua kryej unë ose ai tjetri, besoni Ali Ahmetit dhe ideve të tij, sepse vetëm ashtu fitoni sot dhe në të ardhmen, sqaroi Bekteshi.

Shaban Memeti – Drejtor i Institutit të shëndetit publik

Bashkëbisedimi me qytetarët është nje praktike tradicionale e BDI-së , që u ndal shkaku i Pandemisë një kohë. Marrëveshja e Ohrit, Universitetet, gjuha, përfaqësimi dhe shumë punë tjera mbajnë vulën e Ali Ahmetit. Kanalizimi dhe ujësjellësi, ndërtimi i shkollave, sallava të sporteve, janë disa nga projektet që BDI kreu në komunën tonë, ndaj tash na duhet përkrahje dhe vlera të përbashkëta drejt rrugëtimit tonë për në Bashkimin Europian, vlerësoi Memeti.

Ajshe Selmani – Kryetare e Forumit të Gruas, dega Tearcë

Zhvillimet politike në vend po marrin kahjen e duhur. Jemi drejt rrugës për anëtarësim në BE. Natyrisht BE punon për një standard më të mirë për të gjithë, ndaj duhet plotësuar kriterët dhe të punojmë fort drejt realizimit të këtyre qëllimeve. Shtyllë e fortë në botën perëndimore janë edhe grate, ndaj janë nënat dhe gjyshet tona të cilat me vetëmohim ndertuan dhe rriten breza të tëra. Nënat janë dhurues të jetës, por edhe motovim për brezat e rinjë, ndaj sot kemi nje model të ngritur të gruas shqiptare që merr përsipër punë me përgjëgjësi dhe po luftojnë paragjykime. Pas luftës së vitit 2001 u përforcua figura e gruas shqiptare dhe ishte pikërisht BDI dhe Ali Ahmeti që avancoi gratë shqiptare në vend, duke nisur nga deputetja e parë femër shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë. Sot femra shqiptare po udhëheq me pozita shtetërore që dikus as në ëndërr nuk i kemi parë. Ndaj gratë tona duhet dhënë mesazhin e duhur, se dora që përkund djepin di të udhëheq edhe shtete. Prej gruas zë fill jeta dhe ndërtohet një shoqëri më të mirë, dhe kështu duke u bërë bashkë të gjithë fuqizojme vlerat euro-atlantike, nënvizoi Selmani.

Nuhi Neziri – Kryetari i Komunës së Tearcës

Koshientë të sfidave dhe angazhimit strategjik ndaj kërkesave të qytetarëve, ne u ballafaquam me shumë sfida, si kriza ekonomike, energjetike por arritëm te menaxhojmë mirë më të gjitha këto pengesa. Arritem projekte kapitale, si çerdhe për fëmije, hapësira rekreacioni, revonuam shumë shkolla, salla, infrastrukturë rrugë dhe kanalizime, realizuam systemin e mbyllur për vaditje të tokës bujqësore, stacion fltrimi për ujë të pijshëm, asfaltuam dhe bekatonizuam të gjitha vendbanimet, si dhe shumë aktivitete të mbështetura nga të gjitha zëvendëskryeministri, ministrat dhe drejtorët. Falenderojmë poashtu dhe partnerët tanë që na ndihmuan dhe bashkëpunuan me ne. Relizuam poashtu zgjedhjet e brendshme partiake, ku zgjodhëm në drejtime të rëndësishme breza të rinjë që janë pjesë e strukturës së BDI, tha Nuhiu.

Besnik Osmani – Kryetar i Këshillit Komunal Tearcë

Mirë se erdhët në bastionin e BDI-së, që s’ka njohur humbje që nga viti 2002. Kur si fëmijë shikoja pamje nga lufta e Kosovës, e kuptoja se jemi në një gjendje që dikush mbase nuk na do. Në vitin 2001, kuptova që liria nuk fitohet me dy gishta lartë, por vetëm me një gisht. Kur u shfaq Ali Ahmeti, e vramë frikën dhe ngjallëm shpresën për shqiptarët në Maqedoni. BDI përgjatë rrugëtimit të rij 20 vjeçar ka evoluar shumë. Një ndër shtylla kryesore të BDI-së është rinia, përfaqësimi I duhur në çdo fushë dhe hapësirë më të madhe. N zgjedhjet locale të vitit 2021, me dhatë besimin të kryesoj me Këshillin e Tearcës, ndaj falenderoj banorët dhe bashkëpunëtorër për punën e përbahskët. Gjatë vitit 2022 realizuam shumë punë të miratuar nga këshilli, poashtu formuam dhe këshillin rinor. Neve tashmë na duhet ndërtimi I Shtëpisë së Kulturës në komunën tonë, me kushte dhe hapësira multi-funksionale, ndaj pres mbështetje për këtë projekt. Kryefjala e BDI-së gjithmonë ka qenë “Bashkë”, ndaj duhet unifikuar dhe bashkë të ecim përpara drejt BE-së, theksoi Osmani.

Ylldrita Salihi – Sekretare e degës së BDI-së në Tearcë

Unë jam munduar gjithmoën që potencialin tim gjithmonë ta drejtoj drejt kauzave të duhura, sot e drejtoj drejt kauzës pro BE. Pikërisht është BDI që ndër vite bëri më të mirën, pavarësisht se ndonjëherë ishte më e vështira. Ta bësh këtë vend më të mirë dhe më të jetueshë, është përgjëgjësi ndaj atyre që luftuan dhe u flijuan për liri dhe këtë e bëri lideri ynë, Ali Ahmeti. Falenderoj gratë e BDI-së, ju jeni vela më e fuqishme e anijes sonë. Punët duhet ti jetësojmë të gjithë së bashku ndaj ju them me bindje se BDI ka qenë dhe mbetet Një, sqaroi Salihi.

Video https://youtu.be/-1Pftpm-BeY