Kryetari i BDI Ali Ahmeti sonte me bashkëpunëtorë pritet që të takojë qytetarët në komunën e Tearcës, njoftojnë nga BDI.

Takimi do të fillojë në ora 19:00 tek restоrant “Ulqini”.

Njoftim

Të nderuar,

Ju njoftojmë se sot (e shtunë, 04.02.2023) me fillim në ora 19:00, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti do të realizojë takim me qytetarët e komunës së Tearcës, tek restоrant “Ulqini”.

Ftojmë ekipin tuaj të ndjekë ngjarjen.