Zyrtarët perëndimor kanë publikuar këtë të premte numrin e plotë të trupave ruse të cilat kanë ndërruar jetë ose janë plagosur gjatë luftës në Ukrainë.

Sipas të dhënave të publikuara ky numër parashikohet të shkojë në 200 mijë, raporton Neë York Times.

Të dhënat publikohen fill pas mbajtjes së fjalimit të Putin në ceremoninë e përkujtimit të 80-vjetorit të betejës së Stalingradit.

Putin përdori propagandën patriotike duke thënë se suksesi i forcave sovjetike që mundi forcat gjermane naziste në Stalingrad 80 vjet më parë, do të përsëritet në Ukrainë, ku Moska do të thyej Perëndimin.

Duke kritikuar Gjermaninë përdërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, Putin tha: “Për fat të keq ne shohim se ideologjia e nazizmit në formën dhe manifestimin e saj moderne kërcënon sërish drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë./euronews.al/