Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Tearcës. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalim rasti kanë mbajtur edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, drejtori Shaban Mehmeti si dhe kryetari i degës së BDI në Tearcë njëherit edhe kryetar komune, Nuhi Neziri.
Bashkëbisedimi me qytetarët është nje praktike tradicionale e BDI-së , që u ndal shkaku i Pandemisë një kohë. Marrëveshja e Ohrit, Universitetet, gjuha, përfaqësimi dhe shumë punë tjera mbajnë vulën e Ali Ahmetit. Kanalizimi dhe ujësjellësi, ndërtimi i shkollave, sallava të sporteve, janë disa nga projektet që BDI kreu në komunën tonë, ndaj tash na duhet përkrahje dhe vlera të përbashkëta drejt rrugëtimit tonë për në Bashkimin Europian, vlerësoi Memeti.