Në suaza të takimit “Bashkë për Europë” të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti me qytetarë dhe bazën partiake që u mbajt mbrëmjen e së shtunës në Komunën e Tearcës, një nga qytetarët-aktivistë në vend të pyetjes ka komentuar zhvillimet brenda për brenda parisë.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij ndaj liderit Ahmeti dhe ekipit të ministrave të BDI-së në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Ngjeshi radhët me ata që janë besnik, mos u mërzitë për ata që nuk I ke pasur asnjëherë besnik. Na ke gjithëve këtu…”.