Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka shprehur ngushëllime për popullin turk i cili në orët e para të mënjesit të sotëm u goditë nga një tërmet i fuqishëm.

“Tërmeti i fuqishëm që goditi sot në orët e para të mëngjesit Turqinë mike na ka prekur të gjithë neve. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit.

Në këto momente shumë të vështira për popullin e Turqisë, për institucionet atje, për vetë shtetin, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima!

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme përmes njësive të specializuara të policisë sonë”, ka shkruar Bushi.