Tërmeti i fuqishëm i Turqisë ka prekur edhe ekipin e femrave në vollejboll të Hatay. 14 vollejbollistet ndodheshin në pallatin e sporteve në momentin kur tërmeti goditi Turqinë.
“CNN Turk” ka raportuar një apel të bërë nga sportisti Eneshan Can, i cili i bën thirrje të gjithëve të gërmojnë nën rrënoja për të nxjerrë të gjalla volejbollistet.
Disa çaste më parë, u bë e ditur se tre futbollistë u nxorrën të gjallë nga rrënojat, ndërsa një portier është ende në kërkim, por ende asnjë lajm pozitiv për të./ abcnews.al/