Zgjerimi i koalicionit qeveritar tani më edhe me Aleancën për Shqiptarët betonizon edhe më shumë orientimin e qeverisë Kovaçevski në rrugën e saj drejt BE dhe integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Nxitja e tensioneve ndër etnike dhe retorika nacionaliste e Mickovskit si duket mbeti e zbehur nën hijen e Ali Ahmetit pasi e ndikuar nga Levica partia e Mickovskit u orientua drejt lindjes dhe ranë nën ndikimin e qarqeve proruse. Vizioni proeuropian i Ali Ahmetit dhe gatishmëria për të ndarë nga pjesa e pushtetit të BDI-së për të mos lejuar që vendi të rëshqas në rrugë tjera që sjanë drejt BE-së dëshmon edhe një herë për prioritetet e Ahmetit.
Pas përmbylljes së marrëveshjes mes ASH-së dhe LSDM-së, u dëshmua që krahas Ahmetit edhe Aleanca për Shqiptarët para interesit partiak dhe pozicionit politik e ka prioritet rrugëtimin e vendit tonë drej antarësimit në BE respektivisht fillimin e negociatave. Ky koalicion edhe një herë dëshmon se Ahmeti si Gruevskit ashtu dhe Mickovskit dhe Aspasievit ia ndali tendencën për ta orientuar vendin drejt lindjes dhe për të mos lejuar ndikimin e qarqeve proruse në vend.