Merkato e janarit është mbyllur, ndërsa së fundmi mediet italiane kanë raportuar se mesfushori i Fiorentina-s, Sofian Amrabat kishte disa oferta, por ai i refuzoi të gjitha pasi dëshiron vetëm Barcelonën.

Mançester Junajted dhe Çellsi kontaktuan klubin italian, me këta të fundit që ishin dakord me ofertën, por ishte lojtari ai i cili refuzoi të dyja opsionet.

Kjo, për faktin se, Amrabat ëndërron të luajë vetëm për Barcelonën, me spanjollët që tentuan në fund, por pa sukses, ndërsa tani pista e mundshme është merkatoja e verës.