Një tjetër mrekulli është regjistruar në Turqi, ku ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë nga rrënojat 5 anëtarë të një familjeje. Sipas raportimeve, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat të 5 anëtarët pas 129 orësh.

Sipas informacioneve, të pestë besohet se janë në gjendje të mirë shëndetësorë dhe kanë marrë menjeherë trajtimin mjekësorë të nevojshëm.

Deri më tani mbi 24 mijë persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi. Pavarësisht se ekipet e shpëtimit nga e gjitha bota vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar në rrëonjat me kalimin e ditëve shpresat zbehen.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës po përdorin kamera termike për të lokalizuar nëse ka të mbijetuar ndërsa vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar të tjerë./abcnews.al