Enver Fidani është një ndër emrat më të njohur tani më në Gastronomi ai 20 vite ka punuar si Kuzhinjer në Itali dhe sot me detaje tregon mundin dhe sakrificën plr tu kthyer në vendlindje dhe për të vijuar punën e tij afër fëmijëve dhe familjes.

Enveri ka folur ekskluzivisht për Tetovasot duke nënvizuar sfidat e “Gurbetit” dhe nevojën për të qenë afër familjes. ”Në gurbet kam dal i ri, atje nuk dheh asgjë tjetër përveç punës dhe krevatit të gjumit” thotë mes reshtash Fidani duke potencuar se jeta e vështirë është në mërgim

“Në ora 5 duheshte të zgjohesh për në punë dhe nuk i intereson askujt se çka mund të kesh ti, je i sëmurë ose sje mirë për të punuar sot e përveç kësaj çdo gjë të duket e bajatshme familja dhe mungesa e vatanit është e pakrahasueshme ajo nuk laguhet jo me një rrogë prej 5000€ por me miliona dhe unë vendosa që të kthehem në vendlindje në Kalishtin tim atje ku kam lindur edhe pse me vonesë sepse tani më dy prindërit i përcolla për në botën e amëshimit por siç thonë më mirë vonë se kurrë dhe sot Konaku i Lalës është një ndër restorantet të cilat kanë treguar dhe dëshmuar se edhe këtu mundemi” thotë ekskluzivisht për Tetovasot.com Enver Fidani tani më pronarë i restorantit Konaku i Lalës.