Kilian Mbape është sërish në qendër të vëmendjes së Realit të Madridit. Lojtari francez, i cili kërcënoi se do të largohej menjëherë nga PSG për shkak se nuk ndihej rehat në klubin parisien, duhet të presë deri në vitin 2024 për të dalë i lirë.

Kontrata e lojtarit parashikon një largim me kosto zero në verën e vitit 2024 pas rinovimit të fundit të rënë dakord. Klubi “Merengues” është i gatshëm ta presë. Ai nuk mundi t’i bashkohej Realit pas një manovre të papritur, por sportivisht ndihet i tradhtuar.

Pavarësisht gjithçkaje, ai dhe përfaqësuesit e tij e shohin si të pamundur transferimin këtë verë, pasi operacioni financiar është i paarritshëm për çdo klub. Mbappe mësohet se ka të drejtën për ndërprerje të njëanshme të kontratës përpara se të nisë viti i fundit i kontratës.

Prioriteti i tij vazhdon të jetë Reali i Madridit, edhe pse do të duhet të presë një vit për këtë transferim, pasi “Los Blancos” nuk duan të paguajnë asnjë qindarkë paraprakisht, nëse do të duhet t’i ofrojnë pagën shumëmilionëshe që ai merr në Paris.